Albin Kurti dhe Bilall Kasami liderët më të rinj shqiptarë

Lideri më i ri në skenën politike në Maqedoni rezulton të jetë kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Ai ka lindur në vitin 1975, dhe në moshën 42 vjeçare drejton partinë më të madhe opozitare shqiptare në Maqedoni. Më i vjetër për tre vite është udhëheqësi tjetër opozitar, Ziadin Sela. Kryetari I i LrPDSh – së, është 45 vjeç. Menduh Thaçi i PDSH – së ka mbushur 52 vjeç, ndërsa lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim , Ali Ahmeti është duke e përmbyllur dekadën e gjashtë të tij. Ai është më i moshuari, apo siç njihet me nofkën “kryeplaku”, 58 vjeç.

Në skenën politike në Kosovë, më i riu rezlton të jetë Albin Kurti. Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje I lindur në vitin 1975 është 42 vjeçar. Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka mbushur 50 vjet, ndërsa liderit të AAK’së i duhet edhe një vit për të rrumbullaksuar 50 vite. Aktualisht, Ramush Haradinaj është 49 vjeç. Moshatar me Ramush Haradinajn është edhe Hashim Thaçi. Fatmir Limaj i NISMA për Kosovën është pak vite më i ri, 46 vjeç.
Udhëheqësi më i moshuar në Kosovë është kryetari i LDK – së, Isa Mustafa. Ai ka kaluar për një vit moshën standarde të pensionimit në Kosovë. Mustafa është 66 vjeç.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është 53 vjeçar, ndërsa 10 vite më i ri është kundërshtari i tij politik, Lulzim Basha, i cili ka mbushur 43 vite dhe mbetet një prej liderëve më të rinj shqiptar.
Pa diskutim se ish lideri i PD’së, Sali Berisha është njëri prej politikanëve më të moshuar në skenën politike shqiptare. I dorëhequr nga pozita e kryetarit të PD’së, megjithatë ai edhe në moshën 72 vjeçare vazhdon të mbetet aktiv në politikë.
Presidenti i Shqipërisë, njëkohësisht kryetari i LSI – së, Ilir Meta ka 48 vite mbi supe./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme