Albin Kurti e bën këshilltar një njeri që praktikon islamin

Kryeministri Albin Kurti, ka emëruar sot Durim Berishën si këshilltar të jashtëm politik.

Sipas njoftimit, Berisha bart titullin Doktor Shkence në fushën e Juridikut, me profil në Ligjin Kushtetues, Kushtetues Krahasues, Kushtetues të Drejtësisë dhe Teorisë pranë Heinrich Heine University në Düsseldorf të Gjermanisë.

Berisha për një kohë kishte qenë zëdhënës i Universitetit të Prishtinës. Ai njëherit ka qenë garuesi më i suksesshëm i Taekwondo-së në Kosovë.

Përveç, përgatitjeve akademike dhe aftësive në sport luftarak, Berisha njihet edhe si praktikues i devotshëm i islamit.

Kjo vërehet edhe në disa fotografi që ai herë pas herë ka shpërndarë në facebook.

Në një fotografi, shihet se ai në vitin 2018 ka vizituar edhe vendin e shenjtë mysliman, Meken dhe Medinën.

Ai ka një përvojë pune të zhvilluar si në ligjërim e akademi ashtu edhe në disa prej institucioneve të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare që merren me këshilla ligjore dhe sundim të ligjit.

Kryeministri Kurti i uroi z. Berisha suksese në detyrën e tij të re dhe shprehu bindjen se përvoja dhe ekspertiza e tij do të jenë një ndihmesë e madhe për punët që e presin ekzekutivin drejt shtetndërtimit demokratik dhe sundimit të ligjit në vend”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë që njofton për angazhimin e Durim Berishës në kabinetin e Kryeministrit Kurti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme