Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kritikuar Qeverinë Haradinaj, duke thënë se kjo është qeveria më e dobët që nga paslufta.
Madje, Kurti ka thënë se kjo qeveri bëri bashk Vuciqin dhe PAN-in kundër Vetëvendosjes, transmeton zeri.info.
“Kjo e mbrëmshmja është qeveria më e dobët e pasluftës. Në këtë qeveri ka shumë ministra sepse ka shumë kryeministra. Këta ministra nuk kanë lidhje me dikasteret që do të drejtojnë. Kjo qeveri u formua sepse Vuciqi, e as PAN-i nuk mund ta shohin Vetëvendosjen në udhëheqjen e vendit. Ngulshimi i tyre për pushtet po e sjellë në pikën më të ulët shtetin tonë”, ka thënë Kurti.