Koment nga Sakte.net
Derisa ende nuk janë humbur të gjitha mundësitë që LVV dhe LDK-AKR ta formojnë Qeverinë, hipotetikisht nëse do të arrihej një marrëveshje midis këtyre dy grupimeve politike, atëherë qeverisja e Albin Kurtit do të kishte emra të profesioneve të ndryshme në dispozicion për të emëruar si ministra.
Me Albin Kurtin kryeministër, postet e zëvendëskryeministrave do t’u takonin natyrshëm partnerëve të tjerë, në këtë rast Abdullah Hotit dhe Behgjet Pacollit.
Deputetja më e votuar grua, Vjosa Osmani do të ishte pretendentja më serioze për Ministre të Drejtësisë, ndërsa kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila e cila në vazhdimësi ka promovuar sportin dhe kulturën, mbase do të ishte një emër serioz për të qenë Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Varësisht nga ndarja e dikastereve dhe marrëveshja politike midis partnerëve të koalicionit, Ministria e Financave do të mund të udhëhiqej nga Dardan Sejdiu, ndërsa Ministria e Zhvillimit Ekonomik nga Lumir Abdixhiku.
Nuk është larg mendsh se Lëvizja Vetëvendosje do të insistonte ta ketë Ministrinë e Punëve të Brendshme. Dhe për të udhëhequr këtë dikaster qeveritar ajo do të kishte në dispozicion dy emra konkretë, Dardan Molliqajn ose Rexhep Selimin.
Driton Selmanaj do të ishte një emër serioz për Ministër të Integrimeve Evropiane, e Faton Topalli do të konsiderohej emër serioz për Ministrinë e Diasporës.
Ministër për Komunitete dhe Kthim do të mund të emërohej Ilir Deda, ndërsa Ministria e Forcës dhe Sigurisë do të mund të vazhdonte të udhëhiqej nga Haki Demolli i LDK’së. LDK-ja do mund ta propozonte sërisht emrin e Hikmete Bajramit për të udhëhequr me Ministrinë e Tregëtisë dhe Industrisë, si dhe do të shfaqte pretendime për të udhëhequr me Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila mbase do të mund të udhëhiqej nga Arben Gashi. Por, ky post do të mund të ndodhte që t’i takojë për herë të parë një përfaqësuesi të jashtëm dhe emri i Veton Surroit fare lehtë do të mund të futej në kombinim,
Ministria e Shkencës, Arsimit dhe Tekonoligjisë do të ishte një pikë e nxehtë diskutimi midis partnerëve eventual. Rezultatet e dobëta që tregoi Kosova në nivel shtetëror në gara ndërkombëtare do të bënin që të hapëshin diskutime të thella lidhur me emrin e duhur që do të mund ta udhëhiqte këtë ministri. Njëjtë, pikë e ndjeshme do të ishte edhe vendimi për Ministrinë e Shëndetësisë. Vetëvendosje do të duhej të lëshonte pe për këto dy ministri, në rast se do të koncentrohej në programin e saj për politikat Sociale dhe zhvillimin e Bujqësisë, respektivisht të udhëheqte me dy ministritë përkatëse.
Ministria e Administratës Publike dhe ajo e Administrimit të Pushtetit Lokal do të mund t’iu takonin komuniteteve pakicë në Kosovë, ndërsa LDK do të shfaqte kërkesën që të udhëheq me Ministrinë e Infrastrukturës. Në këtë rast, Vetëvendosje do të kërkonte ministrinë e Planifikimit Hapësinor e cila do të mund të udhëhiqej nga Liburn Aliu.
Hipotetikisht, Qeveria e Albin Kurtit në rrethanat e tanishme politike do të mund ta kishte këtë përbërje:
Albin Kurti, Kryeministër (LVV)
Abdullah Hoti, Zëvendëskryeministër (LDK)
Begjet Pacolli, Zëvendëskryeministër (AKR)
Vjosa Osmani, Ministre e Drejtësisë (LDK)
Lumir Abdixhiku, Ministër i Zhvillimit Ekonomik (LDK)[{ loading … }]
Dardan Sejdiu, Ministër i Financave (LVV)
Dardan Molliqaj/Rexhep Selimi, Ministër i Punëve të Brendshme (LVV)
Veton Surroi apo Arben Gashi, Ministër i Punëve të Jashtme (LDK/I pavarur)
Hikmete Bajrami, Minsitre e Tregtisë dhe Indusitrisë (LDK)[{ loading … }]
Mimoza Kusari – Lila, Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (Alternativa)
Ilir Deda, Ministër për Komunitete dhe Kthim (Alternativa)
Liburn Aliu, Ministër i Planifikimit Hapësinor
Faton Topalli, Ministër i Diasporës
Driton Selmanaj, Ministër i Integrimeve Evropiane
… }]
Haki Demolli, Ministër i FSK – së (LDK)
Ministria e Infrastrukturës (LDK)
Ndërsa, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë do të vareshin nga marrëveshja politike dhe prioritetet programore./Sakte.net