Një person i cili ka dalë i vetëm të protestojë pro demarkacionit ka hedhur një vezë në drejtim të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti
Kjo ndodhi përderisa Kurti po hynte në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Është e paqartë ende nëse ai ka arritur që ta qëllojë Kurtin me vezë, mirëpo personi është marrë menjëherë nga Policia.
Dje, është paralajmëruar një protestë pro demarkacionit, mirëpo janë vetëm disa njerëz që kanë dalë sot, e që nuk ka marrë as formën e protestës. /Periskopi/