“Albin Kurti të udhëheqë dialogun me Serbinë”?

Të krijohet një ekip i unitetit me Albin Kurtin si udhëheqës të dialogut me Serbinë. Kjo sipas opinionistit Bajrush Morina do të ishte një përbërje e cila do të zgjonte dinamizëm në dialog.

Morina thotë se ndonëse do ta kishte dëshiruar udhëheqjen e Kurtit, kjo nuk mund të ndodh.

Sipas tij, LVV nuk do të hynte në dialog pasi kësisoj do të bëheshin pjesë e fajësisë së përgjithshme të dialogut.

“Të jemi realist, a pranon Lëvizja Vetëvendosje të hyjnë në dialog. unë po shoh që ata nuk kanë gatishmëri… Albin Kurti dhe Vetëvendosje nuk hyjnë në dialog për shkak se ata do të bëhen pjesë e fajësisë të përgjithshme të këtij dialogu”, ka thënë Morina.
Të njëjtën fajësi thotë Morina po e bartin sot AAK e Nisma.
A duhet të shkohet në zgjedhje?

Me një situatë të tillë politikë nuk ka gjasë që të gjendet një vullnet për rivatilizimin e skenës politike.
Opinionisti Artan Muhaxhiri në Rubikon të KTV-së tha se janë shumë akterë politik të cilët mu në këtë situatë siç tha ai të çoroditur qëndrojnë të heshtur.

“Aktualisht jemi në një pozicion të çoroditur të koalicionit pasi edhe pse ka vota ka shumë pak pëlqyeshmëri. Mendoj se pa ndonjë proces të ri zgjedhor i cili së paku do të mund të ndryshonte një ndryshim brenda PDK-së e LDK-së si dy partitë më të mëdha, ose edhe inkuadrimin e LVV-së, nuk mund të ketë ndonjë dalje nga kjo skenë. Është një situatë pa shteg dalje të cilin kryeministri Mustafa nuk e merr ndonëse pozita e tij ja lejon. E kemi Veselin i cili është i heshtur në këto moment. I kemi disa akterë që janë në heshtje. E kemi një opozitë që po ashtu ka përqarje në mes veti”, ka thënë ai.
Ai tha se vetëm një proces i ri zgjedhor do të bënte që tu vinte fundi betejave brenda partiake.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme