Faton Fazliu i BESËS demaskon keq Edmond Ademin e LSDM –së

Funksionari i lartë i LSDM-së, Edmond Ademi dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, kishte ftuar të gjithë deputetët e porsazgjedhur, që pagën për të cilën nuk anë punuar ta donojnë për të varfër.

“Së shpejti kalojnë 30 ditë nga konstituimi i Parlamentit. Pasi që këto 30 ditë nuk janë mbajtur seancat, të gjithë 120 deputetët, ta japin/donojnë rrogën për familjet e varfra, që ka shumë, të cilët në këto ditë të ftohta ekstreme kalojnë në periudhë të rëndë. Kjo gjithsesi nuk do ta zgjidh problemin, por besoj se pak a shumë do ta zbutë”, shkruante Ademi në profilin e tij në “Facebook.

Mirëpo, nuk ka vonuar edhe përgjigjja e shefit të kabinetit të Bilall Kasamit, Faton Fazliut.

Nëpëmjet rrjeteve sociale, Fazliu ka goditur rëndë ata që lufën ndaj varfërisë e nënkuptojnë si marketing partiak e politik duke përbuzur skamnorët.

“Lidhur me idetë e disa individëve që deputetët të japin rrogën e parë për të varfrit, ne të Lëvizjes BESA luftën ndaj varfërisë e kemi pjesë të veprimtarisë tonë për vite me radhë dhe atë nuk e kuptojmë si marketing partiak e politik, por si borxh i njeriut ndaj njerëzores. Me në fund nuk i çmojmë për bamirësi veprimet që lartesojne politikanët dhe përbuzin skamnoret duke u lavdëruar me bujarinë e atyre që harxhojnë paratë e popullit”, ka shkruar Fazliu./Sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme