Albin Kurti tregon se çfarë bisedoi sot me Isa Mustafën

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka treguar se sot ai së bashku me kryetarin e partisë Visar Ymerin, kanë mbajtur një takim me Kryetarin e LDK-së Isa Mustafa dhe nënkryetarin e LDK-së Lutfi Haziri.

Kurti duke folur për çështjen e demarkacionit ka thënë se në takimin e parë me anëtarët e LDK-së nuk është biseduar për këtë çështje por se do të bisedohet së shpejti.

“Sot kemi pas një takim me koalicionin LAA së bashku me Visar Ymerin jemi takuar me Isa Mustafën dhe Lutfi Hazirin”, ka thënë Kurti në Klan Kosova.

“Unë jam optimist që mund të fillojmë të bisedojmë me palën malazeze për çështjen e demarkacionit dhe ta shohim se cila është historia e këtij komisionit që ka filluara ka herë zotëri Meha nuk ka qenë transparent dhe është në kundërshtim me vetë punimin e tij”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se takimi i parë me Mustafën nuk është trajtuar kjo çështje por do të jetë në takimet e ardhshme ndërsa, nga pala malazeze ai ka thënë se do të mbahen bisedime ku dhe do të merren më shumë informacione nga komisioni për vijën kufitare me Malin e Zi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme