Thaçi: Kryeministër do të jetë Ramush Haradinaj

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë hapin e parë drejt krijimit të qeverisë pas zgjedhjet së 11 qershorit.

Ani pse ai nuk e ka thënë këtë zyrtarisht, një rresht i statusit të tij në Facebook, ka treguar se ai ka nisur hapin e parë që sipas rregullave të Kuvendit të Kosovës, një president duhet ta bëjë për të nisur krijimin e Qeverisë.

Sipas rregullores së Kuvendit të Kosovës, faza e parë për krijimin e qeverisë së re në vend, është konsultimi mes partisë apo koalicionit të parë me presidentin e vendit.

“Për ta formuar Qeverinë, Presidenti i Republikës, pas zgjedhjeve, konsultohet me partinë ose koalicionin që e ka fituar shumicën e vendeve në Kuvend. Presidenti ia propozon Kuvendit kandidatin për kryeministër”, thuhet në rregulloren e kuvendit.

Thaçi ka njoftuar për konsultimin mes tij dhe kandidatit për kryeministër nga koalicioni PAN. Madje ai ka thënë se nga Haradinaj ka konfirmimin për krijimin e qeverisë, raporton Insajderi.

“Nga mandatari (Ramush Haradinaj v.j) e kam konfirmimin se i ka siguruar votat. Në çdo rrethanë mendoj se duhet të ndodhë një dialog mes spektrit politik si të veprohet tutje. Unë do të ndërmarr vetëm veprime ligjore, kushtetuese pa ndikime politike”, ka thënë sot Thaçi në një intervistë për REL.

Në ndërkohë që partitë e tjera në vend një zëri kanë kundërshtuar përkrahjen e një qeverie me Partinë Demokratike të Kosovës.

Por pavarësisht kësaj Thaçi është shprehur i bindur se nuk do të ketë nevojë për mandatar të dytë dhe Qeveria do të formohet që në përpjekjen e parë.

Në anën tjetër kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti ka paralajmëruar sot se mund të dërgohet në kushtetuese presidenti nëse ai nuk u jep mundësin për krijimin e qeverisë nëse PAN nuk mund ta bëjë atë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme