Albulena Haxhiu: Lejimi i organizimit të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është dorëzimi i radhës karshi Serbisë

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar mbi lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë shkruan Gazeta Blic.

Haxhiu thotë se qeveria ilegale po e konsideron Kosovën si vend në të cilin Serbia ka hise.

Ajo thekson tutje se lejimi i organizimit të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është dorëzimi dhe gjunjëzimi i radhës karshi Serbisë.

“Lejimi i organizimit të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është dorëzimi dhe gjunjëzimi i radhës karshi Serbisë. Serbia po vazhdon cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial. Ky është agresion.

Pazaret e kësaj Qeverie me Serbinë, kushedi se kur do të ndalen!”

Postimi i plotë:

Qeveria ilegale dhe pa mbështetje popullore, po e konsideron Kosovën si vend në të cilin Serbia ka hise!

Lejimi i organizimit të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është dorëzimi dhe gjunjëzimi i radhës karshi Serbisë. Serbia po vazhdon cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial. Ky është agresion.
Pazaret e kësaj Qeverie me Serbinë, kushedi se kur do të ndalen!

Qeveria Kurti, ia ktheu dinjitetin vendit prandaj ajo qeverisje duhet të kthehet. Angazhimi dhe përbashkimi kundër kësaj Qeverie është i domosdoshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme