Gazetari Artan Hoxha ka komentuar përsa i përket rastit të motrave Nikolli që sollën në publik se si i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, qëndron në burg si një “i lirë”, pasi ishte i pajisur me kushtet e internetit e laptopit, duke i mundësuar kështu komunikim të jashtë.
Në rubrikën “Kjo javë”, në News 24, gazetari shprehet se akuzat e hedhura së fundmi nga Alda Nikolli mund të shërbejnë si “fushatë” për t’i hequr statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Nuredin Dumani, sipas Hoxhës, qëndron si “Asi” i SPAK, ose siç e cilësoi gazetari si ‘thesar’.
Çka bië më në sy për gazetarin është fakti se si një person i cili supozohet të ruhet në kushte ekstreme, jo vetëm se nuk është nën masa të tilla të rrepta siç pretendohet, por gjithashtu ai arrin të vijojë aktivitetin e tij kriminal.
Në këtë fazë, Dumani devijon hetimet e Prokurorisë së Posaçme në çdo moment sipas interesave të tij.
Artan Hoxha shpjegon se nëse Nuredin Dumani humbet statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, të gjithë ata që janë arrestuar për shkak të deklaratave të tij, do të lirohen, pasi çka ka dëshmuar deri më tani do të cilësohen si të pa besueshme.
“Më duket histori si puna e ajsergut. Historia nuk duket kaq e kollajtë saç paraqitet. Dumani shumë i rëndësishëm për shumë çështje të SPAK. Janë tentuar edhe më parë që Dumani të vlerësohet si person i pabesueshëm.
Ai nuk duhet të trajtohet si bashkëpunëtor i drejtësisë sepse për mua ai nuk ka qenë i sinqertë me SPAK, i ka zbuluar Prokuroria vetë më vonë. Në këtë betejë për ta nxjerrë të pabesueshëm shoh edhe këtë ngjarje. Objektivi është që edhe pse është në burg, Dumani, thesari më i madh që SPAK ka dhe ruhet në kushte ekstreme, tregon që jo vetëm nuk u ruaka, por ai një nga vrasësit më të paskrupullt që ka parë ky vend pasi nuk kishte as rregulla e parime, pa din e iman, i vjen kjo akuzë.
Në vetvete kjo ngjarje tregon se Dumani vijon aktivitetin kriminal pra ai mund të devijojë hetimet dhe mund të urdhërojë akte kriminale. Nëse provohen dhe ai humb statusin e bashkëpunëtorin e drejtësisë, dhe të gjithë ata që janë arrestuar nga dëshmitë e tij lirohen sepse dëshmitë e tij nuk janë të besueshme”, tha ai.