Aleanca bashkë me BDI-në në Qeveri, RDK e Memedit merr vendim pa konsultim me Selën?

Aleanca për Shqiptarët vendosi ti bashkëngjitet BDI-së në koalicionin qeveritar me LSDM-në. Këtë e kumtoi kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, pas mbledhjes së mbajtur mbrëmë në selinë e kësaj partie në Tetovë, ku poashtu u vendos që për ministër të shëndetësisë kjo parti të nominojë sekretarin gjeneral Arben Taravarin.
“Vendimin për të votuar Qeverinë e kemi pasur shumë më herët, por tanimë vendosëm që edhe të marim pjesë direkt e Qeverisë. Ne si Lëvizje për Reforma na takon një ministri, kështu jemi marrë vesht dhe kjo është ministria e shëndetësisë”, ka deklaruar Ziadin Sela.

Nga ana tjetër, para se të përfundojë mbledhja e LR-PDSH-së, kryetari i RDK-së, Vesel Memedi, njoftoi përmes profilit të tij në Facebook se RDK ka vendosur në vete që të hyjë në koalicionin qeveritar dhe të nominojë kandidat për ministër të pushtetit lokal. Fillimisht u fol shumë për kandidimin e Vesel Memedit në krye të kësaj ministrie, por në çastet e fundit Memedi njoftoi për nominimin e Suhejl Fazliut. Me këtë vendim, Memedi i siguroi RDK-së një post ministri dhe i ruajti një vend deputeti, duke i parandaluar LR-PDSH-së marrjen e një deputeti më tepër.
Për zhvillimet e djeshme brenda Aleancës dhe koalicionit të ri qeveritar, televizioni Shenja tentoi të mer prononcim nga Memedi sot në Kuvend.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme