Mefail ISmaili
– Advertisements –
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa prej nesër do të ndahen edhe zyrtarisht. Nga Aleanca për Shqiptarët, për Alsat thonë se nesër në Kuvend do të kërkojnë që ta shkarkojnë nga pozita e koordinatorit të grupit parlamentar ASH-AAA, deputetin e Alternativës Skënder Rexhepi. Nga opozita shqiptare thonë se do të formojë grup të ri parlamentar por pa deputetët e Alternativës të cilët po e mbështesin shumicën LSDM-BDI.
Aleanca për Shqiptarët
Nesër do të ngremë procedurat që të shkarkojmë koordinatorin e grupit parlamentar dhe të formojmë grup të ri parlamentar. Mbetemi të hapur për ata deputetë që do tu ngelen besnik votuesve opozitarë dhe nuk do ti bashkëngjiten regjimit LSDM-BDI. Nesër pritet që në Kuvend deputetët e Aleancës për Shqiptarët të mbajnë edhe një konferencë për media ku do të bëjnë zyrtare edhe detajet nga këto zhvillime dhe do të komentojnë veprimin e Alternativës”..
Pas njoftimit të këtillë të Aleancës për Shqiptarët, në rrjetet sociale, deputeti i Alternativës, Skënder Rexhepi, deklaroi se nesër do ta informojë kryetarin e Kuvendit se nuk do të jetë koordinator i grupit parlamentar ASH-AAA.
“Bazuar në zhvillimet e reja politike dhe vendimin e Kuvendit Qendror të Alternativës që ne si subjekt politik t’i bashkohemi pushtetit ekzekutiv dhe shumicës parlamentare, unë nesër do ta informoj zyrtarisht kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, që dorëhiqem nga posti koordinator i Grupit Parlamentar ASH/AAA. Veprimi jonë si deputetë të Alternativës do të vendoset konform marrëveshjes së re për shumicë parlamentare”- ka shkruar Rexhepi.
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në shkurt të vitit 2020 nënshkruan marrëveshje për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të paralajmëruara për më 12 prill të vitit 2020. Në këto zgjedhje, si koalicion ASH-AAA fituan 12 deputetë. ASH-AAA në koalicion garuan edhe në zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor të këtij viti, ku ASH fitoi dy komuna, ndërsa Alternativa nuk fitoi asnjë komunë.