Ali Ahmeti, Artan Grubi, Sasho Mijallkov… dëshmitarë të mbrojtjes në rastin “Kumanova”

Gjyqi për Grupin e Kumanovës i cili ngarkohet për veprën e terrorizmit do të vazhdojë pas 10 ditësh me dëshminë e Beg Bajrës. Pasi të dëgjohen dëshmitë e të gjithë të akuzuarve në sallën e gjyqit në cilësinë e dëshmitarit pritet të ulen edhe politikanë e ekspertë të ndryshëm, raporton Alsat-M.
Në mesin e dëshmitarëve të cilët do të propozohen nga pala mbrojtëse janë lideri i BDI-së Ali Ahmeti, shefi i kabinetit të tij Artan Grubi, ndërmjetësuesit e OSBE-së, ish-ministra e Brendshme Gordana Jankullova, ish-kreu i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit Sasho Mijallkov si dhe ish-ministri Mitko Çavkov. Avokati Naser Raufi thotë se dëshmitarët që do propozohen fillimisht do të duhet të pranohen nga Trupi Gjykues.

Nuk mund të ju tregoj motivet e mbrojtjes se për çfarë janë propozuar këtë persona në listën e përbashkët , por ka të bëjë në telefonata për shqyrtimin e rastit, në bazë të telefonata është me rëndësi intervali kohor se kur janë bërë këta telefonata , pasi që këtu i kemi disa punë kontradiktore se në cilin interval kohor janë zhvilluar këta telefonata. Unë mendoj se këtë perona që do të jenë si dëshmitarë e kanë ditë për prezencën e grupit dhe secilit person që ka hyrë në territorin e Maqedonisë – tha Naser Raufi, Avokat.

Edhe avokati Asmir Alispahiq konfirmon se zyrtarët e lartë do të munden të jenë dëshmitarë vetëm nëse pranohen si të tillë nga gjykata.

Nga fillimi u përmendën emrat e tyre, por fillimisht do të duhet të presim dëgjimin e të gjithë dëshmitarëve dhe më pas pala mbrojtëse do të kërkoj plotësim të dëshmitarëve dhe kur do të jetë të pranuar nga gjykata dhe të propozuar atëherë do të themi se në çfarë rrethanash janë propozuar këtë dëshmitarë – deklaroi Asmir Alispahiç, Avokat.

Disa prej zyrtarëve janë shprehur të gatshëm për të dëshmuar për zhvillimet në Lagjen e Trimave në 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Kumanovë nëse një gjë e tillë u kërkohet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme