Pas arrestimit të Murat Jasharit për atentat ndaj ish liderit komunist, Azem Vllasi, janë zbardhur skenare për eliminimin e figurave të ndryshme publike nga një grup që sipas Jasharit, vepron i koordinuar.
Jashari në shkrimet e tij publike kishte adresuar akuza të rënda, duke përfshirë edhe tradhetinë kombëtarë, ndaj dy figurave kryesore të BDI – së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri.
Burime të portalit Sakte.net bëjnë të ditur se Ahmeti dhe Xhaferri kanë qenë në dijeni në të këtyre rreziqeve. Ata qëmoti kanë rralluar daljet në publik, ndërsa Ahmeti gjatë fushatës elektorale është paraqitur nën përcjelljen e truprojave të shumta, ndërsa mediat raportuan se Ahmeti në asnjë tubim nuk është shfaqur pa jelek antiplumb.
Nuk dihet nëse edhe zyrtarisht Ahmeti dhe Xhaferri kanë shtruar kërkesë tek organet kompetente për ndërmarrjen e masave që garantojnë sigurinë e tyre./Sakte.net