Ali Ahmeti: MO shpëtoi Maqedoninë nga ndarja

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në fjalimin e tij lidhur me MO-në tha se para konfliktit të vitit 2001 kërkonim një demokraci të mirëfilltë, respekt të ndërsjellë që unë dhe bashëkmoshatarët e mi maqedonas, si Nikolla Todorov të jemi të lirë dhe të trajtohemi në mënyrë të barabartë. Por, fatkeqësisht kjo nuk ndodhi.

“Vitet e 90-ta kur ndyshohej kushtetuta, shqiptarët nuk u përfillën, kërkonin arsim të lartë apo simbole kombëtare shtypeshin me gjak, nuk kishte sesi që të ndodhë ajo që ndodhi. Por në këtë situatë ne kemi një moment shumë të rëndësishëm sepse SHBA, BE, e kishin kuptuar një të vërtetë të madhe dhe në Maqedoni u jemi mrënjohës NATO-së që ndërhyiri në momentet e para kur mund të shndërroheshim në momente të pakthim pas apo gjakderdhjes dhe të përsëritej Bosnja apo Srebrenica në këto hapësira. Mirënjohës NATO-s dhe misionarëve nga të gjithë, jo vetëm ne shqiptarët, por edhe maqedonasit, vllehët që na shëptuan nga një tragjedi”, ka thënë Ahmeti, raporton aktuale.

“Ne u përcaktuam për dialog, ai nuk ishte i lehtë. O paqe o kthim nuk ka. MO është një kompromis dhe për t’u arritur një kompromis dyja palët duhet të kenë mirëkuptim. MO-ja ndërpreu jo vetëm luftën por edhe tragjedinë, a ka akoma për t’u bërë, ka ende punë…”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se MO-ja shpëtoi vendin nga copëtimet dhe ndarjet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme