Autor: Amir Elezi
Diagnoza:Çrregullimet e personalitetit- Identitet i dyfishtë
Pacient: Kryetar i një partie politike
Alia vs Abazi
Ndryshim i qëndrimeve dhe mendimeve në varësi të situatave në të cilat ndodhet, depersonalizim, derealizim dhe konfuzion indentiteti janë disa nga shenjat e këtij çrregullimi psiqik.
Një i tillë ka nevojë për ndihmë bile urgjentisht, duartrokitjet e turmës ndjekëse i bëjnë keq, thënia se “jemi me ty komandant” dhe mveshja e atributeve prej heroi vetëm ia përkeqësojnë gjendjen.
Humbja e sensit me realitetin bën që mos e dish se kush ishe, Alia apo Abazi kur?;
-u vranë ushtarë në rrethana misterioze
-nuk realizove marreveshjen e Ohrit
-nuk u bë shqipja zyrtare
-nuk u bë përfaqësimi i shqiptarëve nëpër institucione
-u botua enciklopedia maqedonase, një projekt fyes dhe denigrues për shqiptarët
-ivalidët e luftës dhe jetimët e dëshmorëve u lane në harresë
-ndodhi Sopoti, Brodeci, Monstra dhe burgjet u mbushën me shqiptarë të pafajshëm
-projekti monoetnik “Skopje 2014” që deshqiptarizon Shkupin
-mbi shqiptarët ushtrohej dhunë policore duke nxit edhe demolim të pronave shqiptare nga huliganë nacionalist
-ndodhi terrori dhe dhuna e aparatit shtetëror mbi Kumanovë
-po ndodh ekzodi më i madh i rinisë shqiptare
-shqiptari i jonë sot është më i varfër
Andaj ne me të drejtë pyesim se nga cili duhet të kenë kujdes shqiptarët, nga Alia apo nga Abazi?
Nga cili burron e keqja, injoranca dhe servilizmi?
Këtyre pyetjeve as vetë ai nuk mundet që të ju përgjigjet, sepse bota imagjinare në të cilën jeton, se prek as ndjen realitetin.
Ai ende sfidon intelegjencën dhe durimin e çdonjërit nga ne, duke kërku votë dhe përkrahje nga rinia në vend që të përballet me turpin.
Jo, shqiptarëve nuk ju duhen njerëz me identitet të dyfishtë, aq më pak heronj të vetëshpallur, e as patriot të llojit të këtillë që paraqiten si “mbishqiptar”.
Ne s’kemi nevojë për kështu hibrid, që fundja se dijmë kush i ka kalit dhe na servoi si “shpëtimtar”.
Shqiptarët kanë nevojë për ndryshime, për njerëz të rinj që kanë një emër dhe një mbiemër, për njerëz që populli i ka parë duke u rrit, duke u shkolluar, duke qenë të vyeshëm për popullatën.
Shqiptarët kanë nevojë për njerëz me besë.