Era Aliu nga forumi për Ndryshime në Arsim, në Programi 200, ka treguar se si e shikoni ajo situatën nga aspekti i mospërputhjes së cilësisë së arsimit, shkruan Alsat.
Ajo ka thënë se këtë krizë e ndanë në dy shkaqe të mëdha, siç është metodologjia dhe materiali.
“Pse them metodologjia, është për shkak të mungesës së interaktivitetit, grupeve të mëdha nëpër klasa që janë, mungesa e kabineteve, mënyra e infrastrukturës… ndërsa të materialet e them se nuk është në kohë me trendët Evropiane, që ne sot si nxënës i ndjekim, dhe të gjitha këto janë shkaku dhe pasojat e 70.5 për qindëshit”, tha Aliu./ Alsat.mk