“Alma Arrazi vuante nga depresioni, merrte ilaçe”- Spitali reagon pas deklaratave të Erdgys Arrazit dhe familjarëve të tij: Ja e vërteta

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku nëna bashkë me tre fëmijët i kanë dhënë fund jetës duke u mbytur në lumin Buna. Deri tani është gjetur trupi i vajzës 9 vjecare, ndërsa vazhdojnë kërkimet për të gjetur 39-vjeçaren Alma Arrazi dhe dy të miturit e tjerë.


Gazetari i News24, Igli Çelmeta raporton se edhe familjarët e Erdgys Arrazit kanë dhënë të njëjtën dëshmi, si 31-vjeçari i arrestuar. Ata janë shprehur se Alma vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe se merrte mjekime.

“Ata kanë deklaruar se Alma Arrazi vuante nga depresioni dhe merrte ilaçe në ambulacën e zonës”, tha gazetari.

Por kjo alibi, thotë gazetari Çelmeta -është bërë vetëm nga Erdgysi dhe familjarët e tij, pasi spitali i Shkodrës nuk konfirmon se 39-vjeçarja merrte mjekimi për problemet me shëndetin mendor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme