Alo Zaev, korrigjohu sa nuk është vonë!

ABDYLMENAF BEXHETI

Për më shumë se 6 javë qeverijes, vazhdon avazi vjetër i kryeministrit Zaev me ,,ekipin ekonomik,, të qevrisë tijë!!!

Krahas shumë takimeve të deritanishme të kryeministrit Zaev me Asociacionet ekonomike (Odat), takimit me afaristët më të mëdhej në vend (panairi i Shkupit),…Konferencave me tematikë ekonomike…dje ishte kulmi kur Zaev, sërish i shoqëruar vetëm nga ministrat ,,e tijë ekonomik,,-Angjushev dhe Sugarevski, takon përfaqësuesit më të lart të Bankës Botërore për regjionin dhe vendin! Në fokus të bisedës ka qenë pikërisht përkrahja e Maqedonisë për zhvillim ekonomik dhe pikërisht ministri i ekonomisë, sërish nuk është prezent?

Nuk habitem se çka bënë ministri ,,ynë,, por më shqetson çka bënë Kryeministri? Ministri ,,pioner,, edhe mund tia lejojë vehtes këtë komoditet por jo edhe kryeminsitri i cili është zotua për qeverisje ndryshe!
A kjo është qeverisje inkluzive?
A kështu do eliminojë qeverisjen egocentrike?
A kështu do kërkojë zgjidhje nga ministrat dhe nuk do ju imponojë atyre?
A kështu do krijojë ,,një shoqëri për të gjithë,,?
A kështu do ,,marrim hisen,, tonë në qeverisje?
A….
A….Alo Zaev, korrigjohu sa nuk është vonë!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme