ALSAT troket nesër në dyer e të gjithë shikuesve besnikë të tij, me sezonin e ri televiziv.
Skenografi të reja, konceptim i ri, përmbajtje të reja dhe dominuese që do t’ju mbajnë të mbërthyer në ekran, dhe mbi të gjitha, një frymë e re televizive e pasuruar akoma më shumë.
Nga nesër, ALSAT vjen akoma edhe më afër edhe me informacionet. Nga ora 12:00 e mesditës, lajmet më të reja, me lidhje direkte, informacione të përpunuara dhe mbi të gjitha, saktësi – tipare këto që e karakterizojnë televizionin tonë prej 20 vitesh si dritarja juaj e preferuar e informimit.
Emisionet e mëngjesit vijnë me një pasuri tjetër, skenografi të re, dhe mbi të gjithë përmbajtje akoma më atraktive për të gjithë ju.
Pastaj, kjo lidhje e pashkëputshme që nga “Dita e re” dhe Lajmet e mesditës” do të vazhdojnë me emisionin e pasdites, me kuzhinën, lajmet e orës 16:00, dhe pastaj, vazhdimësinë e emisionit me tema konkrete që nga ngjarjet shoqërore, arsimore, politike e të tjera me radhë.
Në mbrëmje, lajmet kryesore do të risjellin intervistën dinamike politike dhe jo vetëm, deri në fillimin e premierave të reja televizive. Na ndiqni! ALSAT, aty ky është lajmi, dhe si gjithmonë, miku juaj i familjes./Alsat.mk