Alternativa më 10 shkurt mbanë Kuvendin e parë zgjedhor

Partia Alternativa  ka nisur procesin e brendshëm zgjedhor, ndërsa që do të përbyllet me Kuvendin e parë zgjedhor më 10 shkrut

Për këtë ka njoftuar themeluesja e kësaj partie Mimioza Kusari-Lila me antë të një postimi në facebook.

Postimi i plot i saj:

Partia Alternativa ka filluar këtë javë procesin e brendshëm zgjedhor i cili do të përmbyllet me Kuvendin e parë zgjedhor të partisë me 10 Shkurt, 2018.

Sot, e shtunë mbahen Kuvendet e degëve Prishtinë dhe Gjilan.

Nesër, mbahen kuvendet e degëve, Pejë, Prizren dhe Gjakovë.

Gjithashtu gjatë javës do të përmbyllen edhe Kuvendet në Mitrovicë dhe Vushtrri.

Domosdoshmëria politike e prezencës së Alternativës po dëshmohet çdo ditë e më shumë në skenën politike dhe jetën institucionale të Kosovës.

Andaj ju ftojmë të jeni pjesë e jona, të bashkoheni në konceptin liberal demokrat dhe vlerat e shoqërisë së mirëfilltë evropiane dhe të përparuar.

Ne besojmë thellësisht në konceptin libereal – demokrat dhe në idenë e shtetit ligjor, ku të gjithë pa dallim janë të barabartë para rendit dhe ligjit.

Ne qëndrojmë për përgjegjësi fiskale dhe jemi të përkushtuar për të siguruar një barazpeshë të mirëfilltë në mes të ekonomisë dhe drejtësisë sociale.

Bazuar në vlerat tona, ne punojmë me të gjithë qytetarët pa dallim të ofrojmë mundësitë dhe sigurinë për të gjithë.

Ne mbajmë përgjegjësi për mirëqenien e individit, familjes, bizneseve dhe industrive bashkë me mjedisin.

Ngjarjet me Qeverinë e Kosovës dhe skenën politike në Kosovë nuk janë të pashpresa./Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme