Babis Anagnostopulos, mësohet se ka kërkuar sërish falje për vrasjen me dashje të bashkëshortes së tij 20 vjeçare, Caroline.
Për “Protothema”, ka folur avokati i pilotit 32 vjeçar, Vassilis Spyrou, i cili dëshmoi se klienti i tij ka merak vetëm fëmijën në këto momente dhe për faktin se kush do e marrë kujdestarinë.
Mësohet se 32-vjeçari është tmerruar kur ka dëgjuar se fëmija do t’i besohet një familjeje tjetër.
“Babis e kupton dhe dëshiron të dënohet për atë që bëri. Ai nuk është përpjekur të justifikojë veprimet e tij dhe ka kërkuar falje”- tha avokati Vassilis Spyrou.
Avokati tjetër i pilotit 32-vjeçar, Alexandros Papaioannidis, kërkoi falje në emër të klientit të tij për vrasjen e Caroline.
Papaioannidis këmbënguli se vrasja e 20 vjeçares nuk ishte para planifikuar.
“Askush nuk e di pse e bëri atë”- tha Papaioannidis për “OPEN”.
Ai përsëriti se nuk kishte asnjë motiv për këtë akt të neveritshëm, madje as përfshirjen e një personi të tretë.
“Fjalët janë shumë të dobëta për ato që ai më tha, ai gjithashtu shprehu dashurinë e tij për familjen, Carolinën dhe faljen e tij.”
© SYRI.net