Ambasada amerikane: Keni kujdes nga policët e rrejshëm

Ambasada amerikane në Beograd ka paralajmëruar qytetarët e saj në Serbi që të kenë kujdes se kush ju troket pa paralajmëruar në dyer.

Paralajmërimi është lëshuar, siç thuhet, për shkak të incidenteve të mëhershme në të cilët disa individ janë prezantuar si policë në mënyrë që të hyjnë në shtëpi private dhe të kryejnë aktivitet kriminal, transmeton lajmi.net.

Siç thuhet në sajtin zyrtar të Njësitit për Siguri Diplomatike të Stejt Departmentit Amerikan (OSAC), të gjithë qytetarët amerikanë duhet menjëherë ta njoftojnë policinë në rast të aktivitetit dyshues.

Siç thuhet më tej, dy burrat të veshur me uniforma të policisë dhe me shenja identifikuese, kanë tentuar të hyjnë në banesa, duke kërkuar që në ndërtesë të hyjnë përmes thirrjes me interfon.

“Nuk kanë treguar asnjë dokument të legjitimimit e më pas janë larguar. Javën e kaluar dy persona janë arrestuar për shkak të hyrjes në disa shtëpi në Vraçar, Palilula dhe Zvezdara. Policia po ashtu ka arrestuar tre persona të dyshuar për shkak se kanë përdorur pajisje policore për të hyrë në një shtëpi në Barajevo”, thekson ambasada amerikane.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme