Ambasada britanike dënon vrasjen e Astrit Kalasë: Thirrje për masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe integritetin e tyre

Ambasada britanike në Shqipëri ka dënuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit një ditë më parë, nga 31-vjeçari Elvis Shkambi


Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada bën thirrje për masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe integritetin e tyre.

Për ambasadën e Britanisë së Madhe vrasja e gjyqtarit është një akt i rëndë dhune.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja tragjike e gjyqtarit Astrit Kalaja. Ngushëllimet tona shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Dënojmë fuqishëm aktin e dhunës dhe bëjmë thirrje për masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe integritetin e gjykatave”, shkruan ambasada në deklaratëm zyrtare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme