“Qeveria e Serbisë ende nuk ka bërë asnjë përparim në këtë drejtim. SHBA fton organet gjegjëse të Serbisë që të vazhdojnë të hetojnë për të siguruar që kriminelët që kanë kryer këtë akt ndaj vëllezërve Bytyqi, të sillen para drejtësisë”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane në Beograd, njoftojnë mediet serbe
Veç tjerash, Ambasada amerikane deklaron se ky rast është një nga prioritetet kryesore që do të ndikojë në marrëdhëniet bilaterale mes të dy vendeve, transmeton RTK-ja.
Ndërkaq, lidhur me rastin “Bytyqi”, ministrja serbe e Drejtësisë sqaroi se me këtë rast është duke u marrë Gjykata për Krime Lufte.
“Lënda e vëllezërve Bytyqi është pranë Gjykatës për Krime Lufte, në Beograd dhe besoj se kryesit e kësaj vepre do të zbulohen, por që nuk mund të bëhen lëndë për Gjykatën Speciale, sepse kjo Gjykatë është bërë në sajë të raportit të Dick Marty-t për krime që janë kryer në Kosovë, ndërkohë që vëllezërit Bytyqi janë vrarë në Serbi”, deklaroi ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq.
Tutje, bëhet e ditur ngjarja se si ka ndodhur vrasja e vëllezërve Bytyqi, të cilët kishin ardhur në Kosovë për të luftuar për lirinë e saj, të cilët ishin zënë rob në kufi me Serbinë dhe më pastaj ishin vrarë.
Trupat e tyre të vdekur ishin gjetur në një varr masiv më 2001