Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, kishte planifikuar që gjatë ditës së sotme të vizitojë qytetin e Gjakovës. Por vizita e tij është anuluar.
Sipas komunikatës së dërguar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë thuhet se e vizita e Ambasadorit Delawie, është anuluar.
Nuk janë dhënë më tepër detaje rreth arsyes së ndryshimit të këtij vendimi ku ambasadori pritej të takonte Kryetaren e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari.
Ambasadaori Delawie sipas agjendës dërguar një ditë më herët kishte planifikuar në orën 10:45 takim me Kryetaren Kusari-Lila, ndërsa në orën 12:00 ta vizitojë endrën Profesionale për Zhvillim, shkollën Zekeria Rexha.