Ambasadori amerikan i del kundër NATO-s dhe BE’së: Kosova ka të drejtë ta ketë ushtrinë e vet

Ambasadori i ri i SHBA’së në Kosovë, Philip Kosnett, ka dalur në mbrojtje të formimit të Ushtrisë së Kosovës, sipas tij evolimi i FSK’së në Forca të Armatosura të Kosovës, është një hap pozitiv dhe është mëse e natyrshme për një shtet të pavarur dhe sovran.

Kosnet ka thënë se liderët kosovarë po flasin se si Forcat e Armatosura mund të marrin pjesë në operacione të ndryshme paqeruajtëse jashtë shtetit, sipas tij Kosova ka arritur që të jetë kontribouese e sigurisë ndërkombëtare.

“Liderët kosovarë kanë folur se si Forcat e Armatosura do të mund të merrnin pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë shtetit, që Kosova e ka arritur pikën që në vend se të jetë vetëm konsumuese e sigurisë ndërkombëtare, mund edhe t’i kontribuoj asaj dhe se e tërë kjo është e mirëseardhur”, tha Kosnett në një intervistë për RTK’në, e cila do të transmetohet e plotë, sonte prej orës 20:10.

Po ashtu Kosnett rithekson se Kosova vazhdon të mbetet lartë në prioritetet e politikës së jashtme amerikane.

Kujtojmë se kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës me 14 dhjetor sot kanë dalur edhe NATO’ja dhe BE’ja, mirëpo liderët kosovarë kanë premtuar qytetarëve se nuk do të ketë kthim mbrapa, ushtria do të votohet me 14 dhjetor në Kuvendin e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme