Ambasadori austriak në vendin tonë, Johann Sattler, u ka bërë thirrje dy liderve politikë kryesorë në vend, Ramës dhe Bashës të ndalin dhunën dhe reporikën e urrejtjes. Ai tha se ata të dy duhet të lexojnë me kujdes deklaratën e Kishës Katolike, sepse janë përgjëgjës për situatën e krijuar në vend.
“Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë. E dënojmë dhunën dhe është koha të mendojmë për dialog politik dhe të funksionojë dialogu. Inkurajoj politikanët ta shikojnë në detaj deklaratën e priftërinjve katolikë. Ata u drejtohen përgjegjësve në vend, që janë Rama dhe Basha. Dhe mesazhi ka të bëjë me ndalimin e spirales që vazhdon të terheqë nga poshtë. Të ndalojnë retorikën e dhunës dhe urrejtjes. Retorika duhet të ndryshoje. Përfaqesuesit ndërkombetarë janë në vend për të ndihmuar por përgjegjësia bie mbi vetë drejtuesit e vendit,” u shpreh ambasadori austriak.