Ambasadori britanik njoftohet “me qëndrimet dhe idetë e VV-së për daljen e Kosovës nga kriza”

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell ka zhvilluar sot një takim në me zyrtarë të Lëvizje Vetëvendosje, kryetarin Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca.

Sipas njoftimit të VV-së, në takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend, me theks të veçantë për zhvillimet e fundit politike e institucionale.

“Kurti e Konjufca e njoftuan ambasadorin O’Connell me qëndrimet dhe idetë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për daljen nga kriza në të cilën ndodhet Kosova. Vëmendje e veçantë iu kushtua nevojës për reformën në drejtësi si parakusht për luftimin e suksesshëm të korrupsionit dhe krimit. Të dy palët potencuan rëndësinë e marrëdhënieve sa më të mira e bashkëpunimit sa më të ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe për kontakte e takime të vazhdueshme në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme