Ambasadori bullgar nuk ë mori notën e protestës, MPJ: Nota e protestës, në rrugë diplomatike

Ambasadori bullgar më Shkup ka refuzuar të pranojë notën e protestës që një ditë më parë e paralajmëroi Ministria e Jashtme për fotografimin e presidentes Gordana Siljanovska Davkova në Sofje, pa flamurin maqedonas. Për momentin është e paqartë se si do të veprojë ministria dhe si do të zgjedhë të përgjigjet ndaj këtij refuzimi. Të premten e kaluar, gjatë vizitës në Sofje, dy presidentët Siljanovska dhe Radev janë fotografuar vetëm me Flamur të Bullgarisë. Burime nga Ministria e Jashtme një ditë më parë thanë se fotografimi ka qenë jasht protokollit për të cilin më herët ishin dakorduar dhe që presin kërkim faljeje nga pala bullgare. Nga LSDM-ja thonë se “Siljanovska-Davkova vendosi të poshtërojë vendin dhe qytetarët, pasi Siljanovska tha në një intervistë se po të ishte larguar nga zyra e presidentit bullgar Rumen Radev, kur e vuri re se në dhomën ku ata u fotografuan nuk ishte flamuri maqedonas, do të kishte shkaktuar skandal. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme