Ambasadori i ri i Francës vizitoi BFI-në

Dje, në selinë e BFI-së qëndroi për vizitë të parë Ambasadori i ri i Francës z. Kristian Timonie, i cili u prit nga Ekselenca e tij, Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi.

Fillimisht Reisul Ulema mysafirin e lartë e njohtoi me Bashkësinë Islame, si Institucion i vetëm fetar islam në vend, duke u ndalur me theks të vaçantë mbi Fakultetin e Shkencave Islame dhe Medresenë Isa Beu si dy Institucione të një rëndësie të veçantë në vënd. Veç kësaj, kreu i Bashkësis Islame u ndal edhe rreth problemeve të nduarnduarta me të cilat ballafaqohet Bashkësia Islame.

z. Kristian Timonie ngeli i kënaqur nga zgjërimi i informacioneve mbi Bashkësinë Islame dhe, përgjithësisht mbi zhvillimin institucional të jetës fetare islame në vend. Ambasadori z. Timonie veç tjerash u interesua edhe për arsyet e bojkotimit të Konferencës botërore për dialog ndërfetar nga ana e BI-sw, për ç’gjë Reisul Ulema u përgjegj: “Është e vërtetë se ne si BFI nuk kemi marrur pjesë në këtë Konferencë, ngase ky pushtet nuk ka plotësu kërkesat tona siç është rindërtimi i Xhamisë në Prilepit dhe i Xhamisë në Llazhec. Ne nuk duam që të gënjejmë botën se në Maqedoni ka harmoni fetare ndërsa realiteti është i kundërt” theksoi ef. Rexhepi.