Me anë të një kartoline të veçantë, ambasadori Donald Lu ka përcjellë një urim për të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Vitit të Ri.
Në mesazhin e tij të urimit, i shpërndarë në rrjetet sociale, Lu shkruan se është i gatshëm t’u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve për vizat amerikane.
“Ambasadori Lu, unë dhe i gjithë stafi i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, ju urojmë një Vit të Ri të gëzuar dhe të shëndetshëm!
Ka qenë një privilegj të bashkëbisedoj me ju dhe t’u përgjigjem pyetjeve tuaja këtë vit; Kenny dhe unë shpresojmë të kemi më shumë argëtim dhe aventura me ju në vitin që vjen.
Dhe sigurisht, nëse ju keni ndonjë pyetje të minutës së fundit mbi vizat, unë do t’i përgjigjem me kënaqësi në komentet më poshtë. Gëzuar!”, thuhet në mesazhin e ambasadorit amerikan, Donald Lu. /albeu.com/