Ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko, ka thënë se ai nuk beson se ka një zgjidhje të shpejtë për çështjen e Kosovës “përveç nëse është imponimi i një zgjidhjeje që nuk është e pranueshme për Beogradin, siç është njohja e pavarësisë së Kosovës”.
“Kërkesa për një zgjidhje të shpejtë është shqetësuese. Duket si krijimi i afateve të njohura që kanë bërë që bisedimet e mëparshme për Kosovën të jenë të pasuksesshme. Unë mendoj për bisedimet e Ahtisaarit dhe bisedimet e Trojkës”, tha ai për Blicin e Serbisë.
Kësisoj ambasadori rus është përgjigjur kur u pyet se si i sheh përpjekjet e SHBA-së për të zgjidhur çështjen e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë në një afat të shkurtër.