Ambasadori turk në Tiranë: Osmanët erdhën për të mbrojtur trojet shqiptare

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük në një takim në Universitetin e Shkodrës për marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë,  nga e kaluara në të sotmen deklaroi se Perandoria Osmane erdhi në Shqipëri për të mbrojtur trojet shqiptare.

Ai foli edhe për marrëdhëniet tregtare, ekonomike dhe sociale mes Shqipërisë dhe Turqisë duke e konsideruar ofensivën turke në ato vite, jo vetëm ushtarake por edhe kulturore që la gjurmë në Ballkan.

“Po ta shikojmë në aspektin historik Ballkani është një zonë e hapjes dhe përhapjes së natyrshme të shtetit osman. Lëvizjet osmane në Ballkan nuk ishin vetëm ushtarake, por edhe kulturore, historike, sociale dhe ekonomike. Në atë periudhë bota e krishterë po haste një përplasje të përgjakshme mes sekteve të tyre. Osmanët qëndruan pranë popujve ortodoksë që përbenin shumicën dërrmuese të rajonit. Osmanët erdhën këtu për të mbrojtur trojet shqiptare”, deklaroi ambasadori turk në Tiranë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme