Ambasadori Walker qëndroi edhe në Tetovë: Shqiptarët kanë politikanë të paaftë në pushtet

Ai, paraditen e së martës ka qëndruar në Tetovë ku është takuar me avokatët e të akuzuarve në rastin “Lagjen e Trimave”. “Ambasadori Walker në takim  tërhoqi një paralele mes rastit të Kumanovës dhe rastin e kafiterisë Panda në Pejë, ku u vranë pesë të rinj serbë. Ai tha se autoritetet serbe gjatë kohë e kanë akuzuar se po i mbron pjesëtarët e UÇK-së si autorë të rastit, që në fund edhe vetë organet serbe të drejtësisë të zbulojnë se ai rast ka qenë i inskenuar nga shërbimi sekret serb”, deklaroi për Gazetën Lajm, Mufail Arsllani, njëri prej avokatëve të kyçur në mbrojtjen e Grupit të Kumanovës.

 

Pas qëndrimit në Kosovë, me rastin e shënimit të 18 vjetorit të Masakrës së Reçakut, ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë William Walker,  të martën ka qëndruar edhe në Tetovë.

Ai, paraditen e së martës ka qëndruar në Tetovë ku është takuar me avokatët e të akuzuarve në rastin “Lagjen e Trimave” prej të cilëve në detaje është njoftuar për luftimet e vitit të kaluar në Kumanovë dhe për rrjedhën e procesit gjyqësor.

“Ambasadori Walker premtoi se do ta senzibilizojë opinionin amerikan dhe ndërkombëtar për rastin e Kumanovës. Ai u interesua lidhur me procedurat se si po zhvillohet procesi kundër Grupit të Kumanovës, kurse ne e njoftuam lidhur me informacionet dhe njohuritë tona që i kemi deri tani. Këto informacione ambasadori Walker do të ja transmetoj organizatës Human Right Watch (HRW), por edhe organizatave tjera ndërkombëtare. Ambasadori Walker nga ana e tij, në takim  tërhoqi një paralele mes rastit të Kumanovës dhe rastin e kafiterisë Panda në Pejë, ku u vranë pesë të rinj serbë. Ai tha se autoritetet serbe gjatë kohë e kanë akuzuar se po i mbron pjesëtarët e UÇK-së si autorë të rastit, që në fund edhe vetë organet serbe të drejtësisë të zbulojnë se ai rast ka qenë i inskenuar nga shërbimi sekret serb”, deklaroi për Gazetën Lajm, Mufail Arsllani, njëri prej avokatëve të kyçur në mbrojtjen e Grupit të Kumanovës.

Ambasadori Walker gjatë qëndrimit të tij në Tetovë ka takuar edhe disa përfaqësues të partive politike, si dhe pronarin e spitalit Shëndeti në Tetovë, Adil Mustafa. Ai e ka njoftuar ambasadorin Walker për padrejtësitë që i janë bërë nga autoritetet në Maqedoni.

“Pasi e njoftova për këtë rast, konstatimi i ambasadorit Walker ishte se shqiptarët e Maqedonisë kanë politikanë të paaftë në pushtet, të cilët nuk mund t’i mbrojnë të drejtat e shqiptarëve”, deklaroi për Gazetën Lajm, doktor Adil Mustafa, pornar i spitalit shëndetit.

Ndryshe ambasadori William Walker i cili senzibilizoi botën për masakrën e Reçakut, që u pasua me intervenimin e NATO-s në Kosovë, të shtunën është takuar edhe me familjarët e disa prej pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës. Gjatë qëndrimit në Pejë, ambasadori Walker është takuar me familjarët e Val Zekajt, Genc Sefajt dhe Esat Kafexhollit. Ismail Zekaj, babai i Val Zekajt deklaroi për Gazetën Lajm se në këtë takim ambasadori Walker ka kërkuar ndriçim të plotë të “tradhtisë” së Kumanovës. “Ambasadori Walker tha se rasti i Kumanovës duhet të ndriçohet njëjtë sikurse masakra e Reçakut. Ai ishte kategorik në qëndrimin se duhet patjetër të zbulohet se kush organizoi skenarin e Kumanovës dhe kush e bëri këtë tradhti”, deklaroi për Lajm, Ismajl Zekaj, babai i Val Zekajt.

Ambasadori William Walker qëndroi në Kosovë në kuadër të shënimit të 18 vjetorit të Masakrës së Reçakut, masakër e cila tmerroi botën dhe solli deri te intervenimi i NATO-s kundër forcave serbe në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Walker ka shprehur kritika të ashpra ndaj presidentit aktual kosovar, Hashim Thaçi.

“Konsideroj se jam keqpërdorur nja dy herë nga ai. Pas lufte e takova në Pejë dhe u ula për të pirë kafe me të. Më ftoi që të ecnim në rrugë dhe pasi ecnim më ftoi te një turmë njerëzish që kishin dalë ta prisnin dhe unë gjeta veten në mbështetje të tij në atë takim”, rrëfen ish-ambasadori Walker.

Sipas Walker, Thaçi është njeri interesant, por thotë se koha e tij ka kaluar.

“Ka qenë kryeministër tash president. I ka kaluar koha”, thekson Walker.

Kritikat e Walker ndaj Thaçit fokusohen në periudhën e paspavarësisë.

“Pas pavarësisë nuk e mori përgjegjësinë dhe më shumë ishte i fokusuar se si t’i mbajë të kënaqura ambasadat se sa qytetarët”, ka thënë ai.

Si përfaqësues i misionit vëzhgues të OSBE-së, Walker në rrethana të luftës në Kosovë, masakrën Reçakut të regjimit të Millosheviqit e kishte quajtur “krim kundër njerëzimit”./Lajmpress

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme