Ambasadorja Kadare kërkon përfshirjen e Kosovës në Raportin e OKB-së për dhunën seksuale në vendet në konflikt

Kombet e Bashkuara do të miratojnë një raport të posaçëm mbi dhunën seksuale në vendet në konflikt.

Në diskutimin e organizuar në Këshillin e Sigurimit mbi këtë temë, ambasadorja e Shqipërisë në OKB , Besiana Kadare, e ka cilësuar të papranueshme që në raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, nuk ishte përfshirë rasti i Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Me nismën e Gjermanisë, në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara është mbajtur një seancë e posaçme me debat ku u paraqit një raport historik nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ku denoncoheshin shembujt e praktikës së turpshme të dhunës seksuale të vendeve në konflikt.

Një nga krimet më të pandriçuara e për të cilat nuk është bërë drejtësi në Kosovë ka qenë krimi i përdhunimeve në mënyrë të organizuar dhe të qëllimshme të forcave ushtarake, policore e paraushtarake serbe në fund të viteve ‘90 të shekullit që sapo lamë pas, por që nuk ishin të përfshira në raportin e Antonio Guterres.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme