Ambiciet për kryetar komune nxisin fërkime në PDK

Dega e PDK-së ka nisur përplasjet e brendshme në lidhje me kandidaturat për zgjedhjet e sivjetme lokale.

Sipas burimeve të KD-së brenda PDK-së, gjatë mbledhjeve të fundit të kryesisë, kryetari i kësaj partie, Agim Aliu, ka hequr dorë nga kandidatura për kryetar komune për shkaqe familjare, ndërkohë ambicie për këtë pozitë kanë shprehur disa anëtarë të kryesisë.

Njëri ndër ta është edhe Mustafë Grainca, anëtar i kryesisë, këshilltar komunal, njëherësh shumë prezent në sferën e ndërtimeve në Ferizaj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ai e ka pranuar se do t`ia mësyjë garën për të parin e komunës dhe ka thënë se nuk duhet lejuar një rikandidim i Agim Aliut, sepse ka humbur zgjedhjet e kaluara.

“Agim Aliu do të ketë humbje të mëdha si personalitet në politikë. Prandaj unë me kohë i kam shprehur ambiciet e mia dhe kam kërkuar të nominohem dhe të punoj me secilin qytetar në çdo lagje sepse jam i gatshëm të punoj pa hile për të mirën e qytetarëve derisa i njoh të gjitha ligjet dhe procedurat për ta qeverisur komunën. Nëse nominohem me kohë nga kryesia e subjektit tim, unë jam i gatshëm ta prezantoj planprogramin tim për një qeverisje të mirë, e cila deri tashti nuk ka ndodhur asnjëherë në Komunën e Ferizajt”, ka thënë Grainca.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme