Amerika ju fal tokë dhe ju jep 80 mijë dollarë nëse jetoni në këto vende, kriteret që duhet të përmbushni

Qytetet amerikane po përpiqen të ringjallin komunitetet e tyre duke nxitur njerëzit të lëvizin në zonat rurale.

Shuma monetare, pagesat e kredive studentore dhe dhëniet falas të tokës janë vetëm disa prej granteve që bashkësitë më të vogla po i ofrojnë një brezi më të ri amerikanëve që kërkojnë të largohen nga qyteti i madh, ku në disa vende individët mund të shfrytëzojnë deri në 80,000 dollarë stimuj për t’u zhvendosur.

Sipas “USA Today”, Amerika rurale përfshin 75 për qind të vendit, por vetëm 16 për qind e popullsisë jeton në ato zona, më e ulëta në historinë e kombit.

Numrat tregojnë se 54 përqind e popullsisë në 1910-ën jetonin në komunitetet rurale, por shifra arriti vetëm në 19 përqind në vitin 2010-të, sipas një raporti nga faqja e internetit e pasurive të paluajtshme Zilloë.

“USA Today” shpjegon se ky fenomen është një përzierje e ndërlikuar e shumë faktorëve, por në thelb amerikanët po përballen me më pak mundësi pas avancimit teknologjik dhe konsolidimit të vazhdueshëm të industrisë bujqësore.

Sipas “Country Living Magazine” këto janë vendet ku mund të mendoni që të zhvendoseni në të ardhmen:

Harmony, Minnesota

Marne, Ioëa

Tribune, Kansas

Curtis, Nebraska

Baltimore, Marylan

Neë Haven, Connecticut

Alaska

Colorado

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme