Amir Ahmeti e Labinotë Demi-Murtezi themelojnë parti të re

Sipas një njoftimi të publikuar nga njëri i iniciatorëve të kësaj nisme, Amir Ahmeti, “pas shumë takimeve e konsultave me përfaqësues të spektrit politik konservator, shoqërisë civile dhe individë të profesioneve të ndryshme, në mbledhjen e fundit të mbajtur me datë 05 gusht 2017 u themelua Iniciativa Qytetare për Drejtësi dhe Unitet”.

Po sipas njoftimit, përcjell Telegrafi, kjo iniciative u themelua me synimin e bashkimit dhe zgjerimit të spektrit politik konservator në vendin tonë.

Në njoftim bëhet e ditur se kjo Iniciativë njëherit do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale me 22 tetor 2017.

Ky është njoftimin i plotë:

Pas shumë takimeve e konsultave me përfaqësues të spektrit politik konservator, shoqërisë civile dhe individë të profesioneve të ndryshme, në mbledhjen e fundit të mbajtur me datë 05 gusht 2017 u themelua “Iniciativa Qytetare për Drejtësi dhe Unitet”.

Kjo iniciative u themelua me synimin e bashkimit dhe zgjerimit të spektrit politik konservator në vendin tone. Kjo Iniciativë njëherit do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale me 22 tetor 2017.

Po ashtu me synim për ndërtimin e një shteti ligjor e demokratik, ku qytetari i Kosovës do te jete në qendër të vëmendjes së politikave të demokracisë konservatore, të mbështetur në vlerat dhe traditat e identitetit tonë kombëtar e fetar.

Me synimin e ndërtimit të shtetit të së drejtës, mbrojtjes se diversitetit të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, të bazuar në moral të shëndoshë individual dhe kolektiv, për të mundësuar një zhvillim të natyrshëm demokratik në shtetin tonë.

Kjo iniciative qytetare përkrahë interesat e mirëfillta të qytetarëve dhe jo të grupeve të privilegjuara. Mërgata kosovare konsiderohet tejet e rëndësishme dhe do të trajtohet si përcaktuese e agjendave dhe politikave shtetërore.

Do të jemi te pa kompromis ndaj të gjitha dukurive negative shoqërore, të përkushtuar në luftimin e korrupsionit dhe formave të tjera të degradimit shoqëror institucional të vendit.

Duke u mbështetur në shembullin personal dhe programor do të kundërshtojmë çdo doktrinë e praktikë kundërnjerëzore, totalitare, raciste dhe diskriminuese, si dhe çdo lloj veprimtarie që bie ndesh me konventat ndërkombëtare lidhur me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Konsiderojmë se zhvillimi ekonomik është përcaktues në zhvillimin e shoqërisë sonë. Shëndetësia, arsimi dhe mirëqenia sociale do të jenë në fokus të politikave të kësaj iniciative.

Avancimi i rolit të rinise, gruas dhe shoqërisë civile do të jenë ndër prioritetet tona të vazhdueshme.

Kujdes të veçante do të tregojmë ndaj kategorive të margjinalizuara të shoqërisë sonë, familjeve të dëshmorëve, fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe rasteve sociale në shoqërinë tonë.

Të përkushtuar për mbajtjen e partneritetit me të gjithë miqtë dhe aleatët në shtet-ndërtimin e Republikës së Kosovës, duke konsideruar se integrimi i vendit në familjen Evropiane si dhe në organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtar nuk ka alternativë.

Mbështetësit e “Iniciativës Qytetare për Drejtësi dhe Unitet” më të cilin emër do të marrim pjesë në zgjedhjet lokale të datës 22 tetor 2017 janë:

Amir Ahmeti, ish deputet, bashkë me strukturat e “Nismës për Drejtësi dhe Zhvillim”;

Labinotë Demi-Murtezi, ish deputete;

Dega e PD-së Prizren, e përfaqësuar me kryetarin e saj Qemal Mehmeti;

Dega e parë e PD-së në Prishtinë, e përfaqësuar nga kryetari i saj Fahredin Majkovci;

Dega e PD-së në Rahovec, e përfaqësuar nga kryetari i saj Munib Durguti;

Dega e PD-së në Gjilan, e përfaqësuar nga Ensar Kadriu; dhe

Dega e PD- së në Viti, e përfaqësuar nga kryetari i saj Adem Zuka.

Kjo Iniciative po ashtu mbështetet nga një numër i konsiderueshëm i shoqërisë civile, emrat e të cilëve do t’i shpalosim gjatë ditëve në vijim.

Ne presim që në ditët në vijim do të na bashkohen edhe shumë anëtarë tjerë të këtij spektri politik, të cilët që nga fillimi e kanë mbështetur platformën politike konservatore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme