Amir Rrahmani do të shpërblehet nga Napoli

Napoli do ta shpërblejë Rrahmanin.

Napoli po vazhdon të shkëlqejë në futbollin italian, por edhe në garat evropiane.

E për këtë, meritat më të mëdha i kanë futbollistët.

Njëri prej tyre është edhe Amir Rrahmani, i cili po i jep siguri mbrojtjes së ekipit të Luciano Spallettit.

Për këtë arsye, shkruan “Gazeta Express”, napolitanët po planifikojnë ta shpërblejnë shumë shpejt përfaqësuesin kosovar.

Sipas mediave italiane, Napoli do t’ia vazhdojë kontratën ish-futbollistit të Dinamo Zagrebit e Veronës bashkë me tre lojtarëve të tjerë të ekipit, Stanislav Lobotka, Juan Jesus e Giovanni Di Lorenzo.

Futbollistit kosovar do t’i skadojë kontrata aktuale në vitin 2024, por lideri i Serie A po mendon ta “blindojë” atë me një kontratë të re afatgjate pasi Rrahmani është njëri prej liderëve të ekipit.

Natyrisht, atij do t’i rritet edhe rroga vjetore, e cila në kontratën e re mund të jetë 2,5 milionë euro.

Napoli me Rrahmanin e të tjerët po shkon me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit në Itali.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme