Amnistia për luftën: Krimet e Serbisë që nuk mund të falen kurrë

Serbia ka kryer krime të rënda në Kosovë dhe falja vështirë se mund të ndodhë. Kur kanë kaluar 20. Por dhimbja për Shemsie Morinen që humbi në luftë anëtarët më te ngushtë të familjes është e njejtë. Forcat serbe me 21 prill 99 ia morën 16 anëtarët të familjes të cilët nuk i pa më kurrë.

“I kanë marrë nga mbrëmja edhe shtatë vjet ne për ta nuk kemi ditë kurrgjë, mas shtatë vjet trupat e tyre janë gjetë në Batanicë të Serbisë”.

Për Shemsijen që jeton çdo ditë me dhembjen për bashkëshortin dhe të tjerët është e vështirë falja për ata që kryen krimet.

“Unë për veti jo skish amujt me ja fal, pa ardhë ata këtu me u perkul në shpi te unë kurrë nuk ja fali unë se nuk e dina çka ju kanë ba ata, a i kanë pre a i kanë gri kurrë nuk e dijna çka ju kanë ba. Vec qata eshtra që i kina marrë edhe ata sdihet nashta mirë a ja të tyre a jo. E i kanë mbytë fëmijën në djep qysh me ja fal. Bojmë cka mos këta se nuk ju intereson se cka kanë humb nejrzit e vet”.

Falja e krimeve si opsion është përmendur ditëve të fundit.

Por i kontaktuar nga Frontal shefi i negociatave me Serbinë Avni Arifi, nëpërmjet postës elektorinike e ka mohuar se në tryezën e bisedimeve me Serbinë është diskutuar për diçka të tillë.

“Në asnjë takim direkt apo indirekt ne asnjë letër qe ka kaluar përmes meje ose që me është drejtuar mua nuk kam dëgjuar për infot e burimit anonim”.

I befasuar me këtë lajm drejtori ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj, thotë se nuk ka dëgjuar të jetë biseduar më herët për këtë temë.

“Çështja e amnistisë mas një lufte ku ka pas shumë krime është çështje e ndjeshme nuk duhet me aq lehtësi të përmendet. Askush në këtë rast as presidenti nuk ka mandat që të ofroj amnisti, apo të disktuoj për amnisti jo veç për krime më të rënda, por për cfarë do krimi.

Blakaj përmend një rast kur do të mund të zbatoj amnistia e pjesshme me Serbinë.

“Në relacion me Serbinë nuk e besoj që duhet me u përmend amnistia. Në rast kur kish mundet me u zbatuar një amnisti e pjesshme është kur psh Serbia kish me u zotu që kish me i zbardh krejt krimet që i ka ba dhe me i gjete varrezat masive atje nëse ka. Pastaj ndoshta me u kërku falje dhe me i ofru repreacione viktimave një amnisti e pjesshme kish me qenë pozitive”.

Ky theksoi se amnistia është zbatuar në Afrikën e Jugut, veçse atje janë zbardhur shumë krime lufte dhe janë gjetur personat e zhdukur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme