Analistët politikë kanë shprehur skepticizëm se vendosja e Shpejtim Bulliqit në krye të Komisionit për Demarkacion mund të sjellë ndonjë ndryshim në marrëveshjen për demarkacion në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.
Behxhet Shala dhe Ramush Tahiri kanë thënë për gazetën “Epoka e re” se ish-anëtarët e këtij komisioni e kanë përfunduar mandatin e tyre në momentin që ia kanë dorëzuar Qeverisë raportin dhe nuk ka pasur nevojë ekzekutivi i ri të marrë një vendim për shkarkimin e tyre. proces.
“Mendoj se ky veprim i Haradinajt nuk ka qenë i nevojshëm, sepse ai komision ka qenë jofunksional, ka qenë komision në dorëheqje dhe nuk ka pasur mandat të bëjë asnjë punë. Në momentin që e ka dorëzuar raportin përfundimtar në qeveri, ai komision ka qenë i pavlefshëm”, ka thënë analisti Behxhet Shala.
Edhe analisti tjetër Ramush Tahiri nuk pret që kjo të ketë ndonjë ndikim në proces.