Analisti i kundërzbulimit: Skandali më i rëndë në historinë e FBI, ja pse Biden mbyll sytë para narkoshtetit të Ramës

Analisti i kundërzbulimit dhe një nga ekspertët më të njohur të inteligjencës në SHBA, John Schindler, publikoi një shkrim dje në gazetën ‘Washington Examiner’, që shkaktoi një tërmet në Shqipëri dhe SHBA.

Sipas tij, Charles McGonigal ka fituar rreth 30 milionë euro në Shqipëri, duke bërë shantazhe dhe kërcënime në emër të sanksioneve amerikane.

 John R. Schindler ka shërbyer në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA si analist i lartë i inteligjencës dhe oficer i kundërzbulimit. Schindler ka publikuar 4 libra, teksa njihet ndër të tjera si ekspert sigurie, i specializuar në çështjet e spiunazhit dhe terrorizmit.
Në një postim në median sociale, ai e quan skandalin e McGonigal, si skandalin më të rëndë në historinë e FBI.

“Dështimi me McGonigal është skandali më i rëndë në historinë e FBI. Korrupsion në një shkallë pothuajse të paimagjinueshme. Por nuk bëhet fjalë për Rusinë apo ndonjë gjë që iu kanë thënë mediat. Mësojeni këtu të vërtetën e pakëndshme,” shkruan ai, duke postuar shkrimin e tij.

Ndërkohë në shkrim ai shpjegon se përse administrata e Joe Biden në SHBA po mbyll sytë përpara skandalit Rama-McGonigal.

“McGonigal, ndërsa shërbente ende si një zyrtar i lartë i FBI-së, u bë personi që rregullonte punët e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Partisë së tij Socialiste në pushtet. Shqipëria është aleat dhe anëtar i vendosur i NATO-s, por që kur Rama mori pushtetin në Tiranë një dekadë më parë, ai vend i vogël është kthyer në një vatër korrupsioni, plus narkoshteti kryesor i Evropës, me lidhje të thella me kartelet e drogës në Amerikën Latine. Pse administrata Biden mbyll një sy ndaj gjithë kësaj, mbetet një pyetje shqetësuese. Blerja e zyrtarëve të lartë amerikanë si McGonigal është pjesë e mënyrës se si Rama vazhdon ta arrijë këtë gjë. Opozita shqiptare është e shqetësuar për këtë skandal, ku shfaqet një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane që rregullon punët për socialistët në pushtet,” shkruan Schindler.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme