Analisti nga Beogradi thotë se Serbia bëri gabim amatoresk kur arrestoi Nehat Thaqin

E shtune, 05 Nentor 2016 –  Sakte.net  /

Dushan Janjiq, analist dhe drejtues i Komitetit Ekzekutiv të Forumit për Marrëdhënie Etnike ka thënë se arrestimi i Thaqit në Serbi ka qenë një goditje e rëndë për politiken në Serbi.

 

Ai ka thënë për “Vestin” se arrestimi i Nehat Thaqit, komandant i policisë në Rajonin e Mitrovicës, ka qenë një skandal që do t’i kushtojë në negociata me BE-në, transmeton Koha.net.

Thaqi ishte arrestuar në Konçul dhe dyshohej se më 1999 kishte kërcënuar një familje serbe në Lipjan, të cilët ishin larguar më pas. E dëshmitarët thanë se nuk ishte kërcënuesi Nehat Thaçi dhe gjykata e liroi.

Ai më tej përmend edhe një fakt tjetër, që paraqet më së miri që shteti i Serbisë nuk po i respekton marrëveshjet e arritura në Bruksel.

“Hetimi për Nehatin dhe vëllanë e tij Agimin janë nisur nga Prokuroria e Lartë Publike e Prishtinës, e zhvendosur në Nish. Urdhri u lëshua nga kjo gjykatë e zhvendosur, e cila sipas marrëveshjeve të Brukselit duhej të ishte e mbyllur prej dy vitesh”, ka thënë Janjiq.

“Kjo pakujdesi ka zbuluar disa gjëra të pakëndshme për Serbinë. Së pari, kjo do të thotë se ne nuk respektojmë marrëveshjen e Brukselit. Ministria e Drejtësisë do të duhej që të qartësojë paralelizmin në përbërjen e saj, sepse është shumë e rrezikshme për Serbinë”, ka shtuar Janjiq.

Janjiq konkludon se sistemi gjyqësor serb nuk kontrollohet as nga Qeverinë, as nga Gjykatën Supreme, as nga Prokurorinë e Krimeve të Luftës, por kontrollohet nga dikush tjetër.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme