Nga Kim Mehmeti
Piktori guxon të flasë për një dorë të zezë të huaj që, sipas tij, nxit protestat, sepse beson se të gjithë ne jemi aq budallenj sa të mos e kemi kuptuar se pikërisht ai e deshqiptarizoi Shqipërinë, se ai e bëri atë të pabanueshme për shqiptarët dhe se ai na tha hapur se ky vend nuk u takon shqiptarëve, por hebrenjve dhe të huajve që do ta banojnë atë!
Ndërkohë, shumë ‘mendjehapur’ dhe media ‘të pavarura’ e theksojnë dëmin që shkaktohet nga djegia e pronës private, por të gjithë heshtnin kur Piktori e digjte Shqipërinë, kur e nxirrte atë në shitje dhe kur shpenzonte dyzet milionë euro për të paguar një këngëtarë që do të përfitonte nga mjerimi ynë!
Ka analistë ‘të pavarur’ dhe moderatorë emisionesh televizive që nuk merren me çështjen se nga kanë ardhur të maskuarit që u vënë flakën pronave private dhe i rrahin fëmijët tanë, por bëjnë çmos të na e largojnë vëmendjen nga fakti se, për më shumë se njëqind ditë, rinia shqiptare protestoi pa thyer asnjë xham, duke ia përcjellë Piktorit një mesazh të qartë: AI ËSHTË FATKEQËSIA E KËTIJ POPULLI!
Për më shumë se njëqind ditë, Piktori i përbuzte dhe tallej me protestuesit, sepse, në vend që të dëgjonte zërin e tyre, ai dëshironte që Shqipëria të digjej, ngaqë vetëm kështu mund të na barazonte të gjithëve me ‘Aleancën e tij të Qelbësirave’!
Andaj për ata që pyesin se kush i organizoi këto protesta të dhumshme: ato i dëshironte dhe i ‘organizoi’ vetë dora e zezë e Piktoroit që shkeli mbi çdo gjë të vlefshme shqiptare!
Ka vite që disa nga ne themi se Piktori është në shërbim të narkomafies dhe të qarqeve antishqiptare, dhe se tani ai ka përfunduar, në kthetrat e qarqeve sioniste, të cilat, kur të të zënë, nuk mund t’i manipulosh aq lehtë sa popullin tënd!
Dhe sot, kjo rini ka vendosur ta shpëtojë mëmëdheun tonë para se Shqipëria të bëhet e pashpresë, para se ajo të mbetet pa shqiptarë dhe të mos ketë kush ta mbrojë!
Revolta e kësaj rinie nuk ka të bëjë vetëm me mirëqenien materiale, por edhe me rikthimin e dinjitetit kombëtar dhe njerëzor.
Po, kjo rini dëshiron të rikthejë atë që prindërit e saj ia shitën dhe ia dogjën brezit të ri: KRENARINË KOMBËTARE DHE ATDHETARINË!
Dhe duhet thënë hapur: kjo rini nuk duhet t’i vërë flakën asnjë prone private, por duhet ta ‘djegë’ deri në rrënjë mendësinë komuniste, e cila njeh vetëm dhunën dhe mbjell vetëm frikë, gënjeshtra dhe marrëzi!
Kjo rini, pra, ka vendosur përfundimisht ta rrëzojë sistemin e kalbur politik në Shqipëri dhe t’ua kumtojë pushtetarëve të vërtetën më elementare të një shteti demokratik: PUSHTETI DUHET T’I FRIKËSOHET ZEMËRIMIT TË POPULLIT DHE TA DËGJOJË ZËRIN E TIJ, SEPSE ASKUSH, PËRVEÇ POPULLIT, NUK MUND TË JETË PRONAR I SHTETIT!
Në fund, rinia shqiptare dhe ky popull duhet ta kuptojnë se, nëse dështon kjo protestë, kjo do të thotë se ne nuk meritojmë të kemi Shqipëri.
Po ashtu, duhet ta kuptojmë se të gjithë këta merceraë të maskuar që i paguan Piktori, të ardhur nga jashtë për të dhunuar fëmijët tanë, kanë vetëm një qëllim: të na frikësojnë dhe të na bëjnë të heqim dorë nga mbrojtja e atdheut tonë!/sakte.net



