Analiza vjetore e Policisë Berat/ Rezultat pozitiv, asnjë vrasje e regjistruar në qark për vitin 2021

Është zhvilluar pasditen e sotme në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat analiza vjetore e kësaj drejtorie. Në analizë ka qenë i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, Prokurori i Rrethit Berat Dritan Gripshi, Prefektja e qarkut Valbona Zylyftari, drejtues të SHISH dhe drejtues, inspektorë e specialistë të çdo sektori të kësaj drejtorie.


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka vlerësuar punën e mirë të gjitha strukturave të DVP Berat në parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve kriminale. Fakti që ky qark nuk regjistron asnjë vrasje për Nanon është një rezultat pozitiv i kësaj drejtorie për sigurinë publike të qytetarëve. Pasi u njoh me shifrat e analizës vjetore të DVP Berat, Nano ka vlerësuar edhe rezultatet e kësaj drejtorie, në drejtim të ndjekjes, parandalimit dhe dokumentimit të veprave të tjera penale. Edhe pse rezultatet e vitit 2021 kanë qenë të mira në DPV Berat, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka kërkuar nga kjo drejtori që gjatë vitit 2022 të rrisë forcën parandaluese dhe forcën goditëse ndaj krimit në të gjitha fushat, për të rritur besimin tek qytetarët që janë sot aleatët e policisë së shtetit.

Prokurori i rrethit Dritan Gripshi, duke vlerësuar bashkëpunimin e mirë dhe të frytshëm mes policisë dhe prokurorisë së Beratit, ka theksuar se vitin që lamë pas i është kushtuar një interes i veçantë çështjeve që kanë të bëjnë me veprat penale në sferën e krimit ekonomik dhe luftën kundër drogës sepse kanë qenë më të shumta.

Drejtori i DVP-së Berat, Edmond Tarkaj, ka bërë të ditur treguesit e punës 1-vjeçare të kësaj drejtorie dhe duke i krahasuar ato me vitin 2020, i ka cilësuar më pozitive. Tarkaj ka vlerësuar jo vetëm dinamikën e punës së kësaj drejtorie gjatë vitit 2021, por edhe cilësinë në zbulimin, evidentimin dhe vënien para drejtësisë të shkelësve të ligjit, duke treguar edhe me shifra rezultatet e arritura nga kjo drejtori për vitin 2021.

“Nuk kemi pasur asnjë ngjarje të rëndë kriminale (vrasje) për vitin 2021, janë shënuar shifra më të ulëta të kultivimit të bimëve narkotike, është ulur numri i viktimave nga aksidentet rrugore si dhe janë përballuar me sukses procesi zgjedhor dhe sezoni turistik”,-ka thënë Tarkaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme