Gazetari Andi Bejtja reagoi sërish për skandalin e çështjes së vulës së PD, që u pasua një ditë më parë edhe me lajmin se Lulzim Basha nuk është dorëhequr nga drejtimi i PD-së.
“Ftesa e grabitësve të vulës për t’ia dhënë atë me klering kandidatëve të dalë nga primaret… grotesk e shkuar groteskut!
Pra, të shkojnë në zgjedhje me vulën e Ramës, por me votat e Berishës…
Estrada që ka filluar pas marrjes së paligjshme të vulës vazhdon e do ketë përditë e më shumë,” ironizon Bejtja.
© SYRI.net