Anesteziologu Valton Dervishi i cili publikoi muaj me parë video live në Tik Tok nga Reparti i gjinekologjisë në Tetovë, sot ka pranuar fajin para gjykatësit në Gjykatën e Tetovës.
Mjeku Valton Dervishi akuzohet për dy vepra penale, inçizim të pa autorizuar dhe punë të pandërgjegjshme gjatë orarit të punës, të dënueshme sipas Kodit Penal.
Gjykatësi i procedurës paraprake, Dervishit fillimisht i caktoi tetë ditë paraburgim që më vone t’ia vazhdoj në 30 ditë paraburgimin.
Vepra për të cilën akuzohet Dervishi, rrezikon dënim me burg deri ne pesë vjet. /TS/