“Anëtarësimi në BE dhe NATO, garancë e paqes dhe stabilitet në rajon”

Thaçi tha se dialogu me Serbinë i ka sfidat e veta, por ne kemi edhe të arritura prej tij

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur një grup të përfaqësuesve të “Atlantic Council” nga Uashingtoni, të kryesuar nga Damon Wilson dhe Sarah Bedenbaugh.

Thaçi i informoi ata për sukseset në reformat politike dhe ekonomike në vend, si dhe për konsolidimin e rendit dhe ligjit.

“Dialogu me Serbinë i ka sfidat e veta, por ne kemi edhe të arritura prej tij”, u shpreh presidenti Thaçi.

Delegacioni i “Atlantic Council” u pajtua që kapitulli i Ballkanit Perëndimor nuk është mbyllur ende.

Sipas tyre, pa anëtarësim të plotë në BE nuk mbyllet ky kapitull, prandaj duhet pasur një angazhim strategjik nga të gjitha palët.

Thaçi theksoi se marrëdhëniet speciale që ka Kosova me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thelbësore për paqen dhe sigurinë në rajon.

“Garancë e këtij stabiliteti është anëtarësimi i tërë rajonit në NATO dhe BE”, shtoi  Thaçi./21Media